Ndërlidhjet

NATO dhe BE forcojnë bashkëpunimin


Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

NATO-ja dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se do të forcojnë bashkëpunimin përballë “kërcënimeve të reja” që burojnë nga politikat kategorike të Rusisë dhe nga dhuna në jug të kufijve të aleancës ushtarake.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se dy organizatat “janë të ndryshme në natyrë” por përballen me sfida të ngjashme.

Ajo i ka bërë këto komente në një takim të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Antalia të Turqisë.

Mogherini ka thënë se NATO-ja dhe BE-ja do të diskutojnë tensionet me Rusinë, për shkak të Ukrainës, dhe “krizën në jug”, ku BE-ja po përballet me numër në rritje të migrantëve që udhëtojnë nga Afrika e Veriut.

XS
SM
MD
LG