Ndërlidhjet

Kryeministri i Indisë nis vizitën në Kinë


Modi dhe Xi
Modi dhe Xi

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka nisur vizitën treditore në Kinë.

Ai do të takojë presidentin e Kinës, Xi Jinping, në qytetin Xian dhe do të udhëtojë më pas drejt Pekinit dhe Shangait.

Liderët e dy vendeve më të populluara në botë pritet të nënshkruajnë marrëveshje në vlerë prej miliarda dollarësh.

Dy vendet po bëjnë përpjekje të rrisin bashkëpunimin ekonomik, edhe pse marrëdhëniet mes tyre mbesin të tendosura për shkak të një mosmarrëveshjeje kufitare.

XS
SM
MD
LG