Ndërlidhjet

Çështja e migrantëve - Gjermania pret dritë jeshile nga OKB-ja


Kryediplomati gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
Kryediplomati gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Gjermania ka shprehur optimizëm se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të miratojë rezolutën e nevojshme për ngritjen e një misioni detar të BE-së, i cili do të luftonte kundër trafikantëve që transportojnë migrantë përmes Detit Mesdhe.

BE-ja do që të jetë në gjendje për të kapur anijet në ujërat e Libisë, para se ato të arrijnë në ujërat e Evropës.

Duke folur në margjina të takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-së në Turqi, kryediplomati gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë se pret miratimin e OKB-së.

“Më duket se më shumë është çështje e formulimeve. Shpresoj që vlerësimi im të jetë i drejtë”, ka thënë Steinmeier.

Libia, vend ku operojnë shumë kontrabandues, ka hedhur poshtë propozimin e BE-së.

OKB llogarit se mbi 60,000 persona kanë bërë përpjekje të kalojnë Mesdheun këtë vit, ndërsa mbi 1,800 dyshohet se kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG