Presidenti i Francës, Francois Hollande, i ka dënuar sot shekljet e armëpushimit në pjesën lindore të Ukrainës, duke thënë se ato janë të “papranueshme”.
Këto komente ai i ka bërë gjatë një takimi të shkurtër me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, në Ahen të Gjermanisë.
“Sot ka shkelje të armëpushimit dhe kjo është e papranueshme”, tha Hollande, dhe ka shtuar se “kjo është rrezik për trazira të reja dhe ne duhet tu tërheqim vërejtjen atyre”.
Më se 6 mijë njerëz janë vrarë prej prillit të vitit të kaluar, kur ka filluar konflikti në pjesën lindore të Ukrainës, ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve prorusë.
Megjithë armëpushimin e arritur në muajin shkurt në Minsk të Bjellorusisë, me ndërmjetësimin e Gjermanisë dhe Francës, në rajon vazhdon të ketë luftime sporadike.