Ndërlidhjet

KH: Me rehabilitimin e Mihailloviqit, Serbia është tërhequr nga antifashizmi


Pamje nga një pjesë e Beogradit
Pamje nga një pjesë e Beogradit

Këshilli i Helsinkit i Serbisë sot e ka dënuar vendimin e Gjykatës së Lartë në Beograd, me të cilin është rehabilituar ish-lideri i lëvizjes çetnike në Serbi, Dragolub Mihailloviq, duke vlerësuar se me këtë akt, Serbia është tërhequr nga antifashizmi.

Vendimi i gjykatës për këtë rehabilitim mund të shpjegohet “vetëm me motive politike”, tha Këshilli i Helsinkit i Serbisë, dhe shton se “Mihailloviq është dënuar për krime lufte kundër popullatës civile, për shkak të tradhtisë së vendit dhe bashkëpunimit me okupatorin fashist”.

Mëtutje, Këshilli i Helsinkit në Serbi konsideron se “me këtë vendim gjyqësor, Serbia tregon edhe qëndrim të qartë ndaj luftërave dhe krimeve nga vitet e 90-ta, të shekullit të kaluar, të cilat janë udhëhequr me platformën e ideologjisë çetnike nga Lufta e Dytë Botërore”.

XS
SM
MD
LG