Ndërlidhjet

OSBE/ODIHR: Hapet misioni për zgjedhjet lokale në Shqipëri


Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR) e OSBE-së, sot formalisht e ka hapur misionin vëzhgues për zgjedhjet lokale të 21 qershorit në Shqipëri.

Vendosja e këtij misioni u bë me kërkesën e qeverisë së Shqipërisë, njofton OSBE-ja, dhe shton se ai do të përbëhet nga 13 ekspertë me seli në Tiranë, dhe 18 vëzhgues afatgjatë, që do të shpërndahen në gjithë vendin.

Po ashtu, ODIHR do t’i kërkoj 250 vëzhgues afatshkurtër për t’i monitoruar procedurat në ditën e zgjedhjeve.

Misioni do t’i monitoroj zgjedhjet për harmonizimin e tyre me përkushtimet ndaj OSBE-së dhe obligimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare, për zgjedhje demokratike, dhe përshtatjen e tyre me legjislacionin kombëtar.

Në ditën e zgjedhjeve, misioni do ta vëzhgoj hapjen e vendvotimeve, procesin e votimit dhe numërimin e fletëvotimeve dhe paraqitjen e rezultateve.

XS
SM
MD
LG