Ndërlidhjet

Rusia rrit praninë ushtarake në Krime


(©Shutterstock)
(©Shutterstock)

I dërguari i Rusisë në NATO ka thënë se vendi i tij do të rrisë praninë ushtarake në Krime, marrë parasysh planet e aleancës për zgjerim në Evropën Lindore.

Aleksandr Grushko është cituar të ketë thënë se Moska e cilëson praninë në rritje të NATO-s në Poloni dhe shtete të Baltikut si “të papranueshme”.

Grushko po ashtu u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të heqin armët bërthamore të vendosura në Evropë, duke thënë se një veprim i tillë “do të ishte kontribut serioz në stabilitetin dhe sigurinë strategjike në Evropë”.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi ushtria e Lituanisë ka thënë se shtetet baltike do të kërkojnë prani të përhershme të trupave të NATO-s në territorin e tyre, për t’iu kundërvënë aktiviteteve në rritje të Rusisë.

XS
SM
MD
LG