Ndërlidhjet

SHBA-ja: Ne e vramë “ministrin e naftës” së IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Forcat ushtarake amerikane kanë kryer një operacion brenda Sirisë, duke e vrarë një person që është identifikuar si një nga liderët kryesor të Shtetit Islamik.

Fjala është për Abu Sayyaf, që udhëhiqte me çështjet e naftës, gazit dhe operacioneve financiare të grupit ekstremist, njofton Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti Barack Obama, ka urdhëruar bastisjen që çoi deri te vrasja e këtij zyrtari të lartë të IS-it.

Zyrtarët amerikanë thonë se bashkëshortja e tij është arrestuar gjatë kësaj bastisjeje.

Më herët, mediat shtetërore siriane, siç i citonte Reuters, kanë raportuar se ishin forcat qeveritare të këtij vendi ato që e vranë “ministrin e naftës” së IS-it, por duke e identifikuar me emër tjetër nga SHBA-të.

Pjesëtarët e Shtetit Islamik, rregullisht paraqiten me emra tjerë apo pseudonime lufte.

XS
SM
MD
LG