Ndërlidhjet

Moldavi: Marsh për bashkimin me Rumaninë


Pamje nga marshi i sotëm
Pamje nga marshi i sotëm

Mijëra njerëz kanë marshuar në kryeqytetin moldav, Kishiniev, në përkrahje të bashkimit të këtij shteti me Rumaninë.

Organizatorët, grupi ‘Aksioni 2012' ka thënë se 25 mijë njerëz kanë marrë pjesë në demonstratën e 16 majit.

Policia megjithatë ka thënë se numri i pjesëmarrësve ka qenë 5 mijë.

Protestuesit kanë thënë se unifikimi me anëtarin e BE-së, Rumaninë, është e vetmja mundësi që të zgjidhen problemet sociale të vendit.

Organizatorët e kanë bërë këtë marshim për të kujtuar 203 vjetorin e okupimit të Besarabisë nga Perandoria ruse.

Moldavia dhe Rumania në përgjithësi kanë marrëdhënie të mira.

Sondazhet kanë thënë se 10 deri në 20 % e moldavëve e përkrahin bashkimin me Rumaninë.

XS
SM
MD
LG