Ndërlidhjet

Afganistan: Talebanët kidnapojnë disa njerëz


Ilustrim
Ilustrim

Talebanët e Afganistanit kanë bllokuar rrugët në krahinën Paktia dhe kanë kidnapuar disa njerëz.

Zyrtarët e policisë krahinore kanë thënë se militantët kanë ndaluar veturat e civilëëve në qarkun, Sayad Karm gjatë ditës së sotme.

Nuk është ende e qartë se sa persona janë kidnapuar, ndonëse vlerësohet se fjala është për 27 njerëz të kidnapuar.

As arsyeja për kidnapim nuk është e qartë.

Talebanët e kanë bërë njoftimin për ngjarjen e sotme përmes Tëitterit.

Krahinat lindore të Afganistanit që një kohë të gjatë kanë prani të grupeve kryengritëse, përfshirë talebanët dhe rrjetin brutal, Haqqani të cilët kryejnë sulme kundër pikave të kontrollit të policisë, kryejnë sulme me bombë duke pasur si cak organet qeveritare.

XS
SM
MD
LG