Ndërlidhjet

Kabul: Vritet një polic evropian dhe dy gra afgane


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet në Afganistan thonë se një sulm vetvrasës me veturë bombë ndaj një konvoji të automjeteve me forca të huaja policore afër aeroportit të Kabulit e ka vrarë një pjesëtar të Misionit Policor të BE-së (EUPOL) dhe dy gra afgane.

EUPOL e ka konfirmuar se një nga oficerët e saj në Afganistan është vrarë sot, derisa së paku dy automjete të këtij misioni ishin pjesë e konvojit që u sulmua me mjet shpërthyes.

Dy gratë afgane të vrara kanë qenë civil, ndërsa 18 persona të tjerë janë plagosur, në mesin e të cilëve edhe tre policë evropianë.

Një nga zëdhënësat e talebanëve ka thënë se sulmi është kryer nga një pjesëtar i tyre.

XS
SM
MD
LG