Ndërlidhjet

Rusia merr pjesë në bisedimet Ukrainë – BE


Ilustrim
Ilustrim

Një delegacion rus ka udhëtuar sot drejt Brukselit për të marrë pjesë në negociata me Bashkimin Evropian për të diskutuar marrëveshjen e stabilizim asociimit të Ukrainës me unionin e 28 shteteve.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka njoftuar për vizitën e delegacionit rus pas bisedimeve me kancelaren gjermane, Angela Merkel më 10 maj në Moskë.

Putin ka thënë se ai dhe Merkel e kanë diskutuar nevojen e vazhdimit të negociatave të Ukrainës për marrëveshjen e asociimit, “duke pasur parasysh interesat ekonomike të Rusisë”.

Ministri i zhvillimit ekonomik rus, Aleksei Ulyukayev, është duke e udhëhequr delegacionin rus në bisedimet trilateerale që do të mbahen në Komisionin Evropian.

Shumica e bisedimeve do të mbahen nesër, por edhe me datën 19 maj do të mbahen disa takime.

Delegacioni i Ukrainës do të udhëhiqet nga ministri i punëve të jashtme, Pavlo Klimkin, derisa komisioni evropian përfaqësohet nga Komisionerja për Tregti, Cecilia Malmstroem.

Kremlini ia ka dorëzuar një listë KE-së duke ia treguar se si mendon që ekonomia ruse do të dëmtohet nga marrëveshja e tregtisë në mes të Ukrainës dhe BE-së.

XS
SM
MD
LG