Ndërlidhjet

Sofia Hellquvistit i jepet titulli Princeshë, pas martesës me Philipin


Ilustrim
Ilustrim

Nuses së ardhshme të Princit të Suedisë, Philip, Sofia Hellqvist, i është ndarë titulli i Princeshës.

Titulli i saj i plotë, pas martesës, do të jetë, Princesha Sofia, Dukesha e Vaermlandit, njofton sot oborri mbretëror suedez, raporton agjencia gjermane e lajmeve, DPA.

Ish modelja pritet të martohet me princin në një ceremoni që do të mbahet në pallatin mbretëror në Stokholm më 13 qershor.

Princi, është pretendenti i tretë i kurorës, ndërsa titulli i tij është Duka i Vaermlandit.

Çifti ka filluar të shoqërohet në vitin 2009.

Princi Philip është i njohur për interesin e tij në dizajn, fotografi dhe sportet motorike.

Ai ka studiuar për pylltari dhe bujqësi në Universitetin suedez të Shkencave Bujqësore.

Princesha e ardhshme suedeze, Sofia ka studiuar për biznes dhe Anglisht.

XS
SM
MD
LG