Ndërlidhjet

Gjokoviq dhe Sharapova, fitues të ‘Italian Open’


Tenisti numër një në botë, Novak Gjokoviq
Tenisti numër një në botë, Novak Gjokoviq

Tenisti më i mirë në botë, Novak Gjokoviq, një javë para nisjes së turneut francez, Roland Garros, e ka munudur Roger Federer me rezultat 6-4 dhe 6-3, duke e siguruar kështu titullin e tij të katërt në “Italian Open”.

Me këtë fitore, Gjokoviq i ka regjistruar 22 përballje pa asnjë humbje në sportin e bardhë.

Në përballjet e tenisteve, Maria Sharapova e ka mundur Carla Suarez Navarro, me rezultat 4-6, 7-5 dhe 6-1 për të fituar titullin në Romë.

Kjo fitore sipas Reuters, i jep Sharapovës siguri derisa është në përgatitje e sipër për të mbrojtur titullun në ‘French Open’ që nis fundjavën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG