Ndërlidhjet

Pjesëtarët e IS-it po kontrabandohen në Evropë


Ilustrim
Ilustrim

Një zyrtar nga Libia i ka thënë BBC-së, se militantët e Shtetit Islamik janë duke u kontrabanduar në Evropë përmes anijeve që janë të mbushura me migrantë.

Abdul Basit Haroun, këshilltar i qeverisë së Libisë, i ka thënë rrjetit televiz publik britanik se bandat e kontrabanduesve janë duke fshehur luftetarët e IS-it në anijet që po e kalojnë Mesdheun.

Haroun ka thënë se ai e ka pranuar këtë informatë nga kontrabanduesit në rajonet e Afrikës Veriore që kontrollohen nga Shteti Islamik.

Ai ka thënë se “policia evropiane nuk e di kush është nga IS dhe kush është refugjatë”.

Zyrtarët italianë dhe egjiptian kanë paralajmëruar në të kaluarën se militantët e IS-it mund të arrijnë në Evropë përmes anijeve të migrantëve.

Së paku 1750 njerëz kanë vdekur gjatë këtij viti duke bërë përpjekje që ta kalojnë Mesdheun.

XS
SM
MD
LG