Ndërlidhjet

Hokej: Në finale - Kanadaja e deklasoi Rusinë


Kanadezët e festojnë triumfin në Kampionatin Botëror në hokej në akull
Kanadezët e festojnë triumfin në Kampionatin Botëror në hokej në akull

Kombëtarja e Kanadasë në hokej në akull, mbrëmë vonë e ka mundur bindshëm atë të Rusisë me rezultat 6:1, në finale të Kamionatit Botëror në Pragë të Çekisë

Kështu, me një seleksion të përbërë nga yjet e ligës NHL, Kanadaja e fitoi titullin e parë të kampionit botëror prej vitit 2007.

Kanadaja, fituese olimpike në vitin 2010 dhe 2014, i ka fituar të 10 ndeshjet në kampionatin e sivjemë, që pos në Pragë u zhvillua edhe në qytetin Ostrava.

Në takimin për medaljen e bronztë në këtë kampionat, seleksioni i Shteteve të Bashkuara e mundi atë të Çekisë me rezultat 3:0.

XS
SM
MD
LG