Ndërlidhjet

BE, operacion ushtarak kundër kontrabanduesve në Mesdhe


Ilustrim
Ilustrim

Këshilli i ministrave të jashtëm të BE-së është pajtuar sot që të krijohet një operacion ushtarak i Bashkimit Evropian i quajtur “EUNAVFOR Med” me qendër në Romë, për siç thuhet në një komunikatë nga Brukseli, “të thyhet modeli i biznesit të kontrabanduesve dhe trafikuesve të njerëzve në Mesdhe”.

Komandanti i këtij operacioni është zgjedhur, Nën Admirali, Enrico Credenino nga Italia.

Ky vendim thuhet është një nga elementet e reagimit të BE si përgjigje ndaj sfidës së migracionit.

Ky operacion ushtarak, sipas komunikatës së BE-së, mundëson nisjen formale të planifikimit operacional për aksionet detare.

Operacionet ushtarake të “EUNAVFOR Med” do të kryhen në Mesdheun qëndror dhe atë jugor, ndërsa faza e dytë dhe e tretë e operacioneve do të ketë për qëllim të “kërkoj, konfiskojë dhe ndaloi asetet e kontranbanduesve”, në partneriteti me autoritetet e Libisë.

Shpenzimet e fazës së nisjes së këtij operacioni sipas Këshillit të ministrave të jashtëm janë vlerësuar 11.82 milionë euro për dy muaj, ndërsa mandati fillestar i tërë operacionit është caktuar për 12 muaj.

Lansimi i operacionit detar të BE do të jetë në agjendën e Këshillit për Çështje të Jashtme në muajin qershor.

XS
SM
MD
LG