Ndërlidhjet

Kiev: Ushtarët e kapur rusë do akuzohen për terrorizëm


Udhëheqësi i Shërbimit Ushtarak Ukrainas, Valentyn Nalivaychenko - Kiev , 18 maj
Udhëheqësi i Shërbimit Ushtarak Ukrainas, Valentyn Nalivaychenko - Kiev , 18 maj

Ukraina ka thënë se ushtarët rusë që i kanë zënë në pjesën lindore duke luftuar përkrah separatistëve pro rusë do i akuzojë për terrorizëm.

Shefi i shërbimit ushtarak ukrainas, Valentyn Nalyvaychenko iu ka thënë gazetarëve sot se dy personat e kapur do të përballen me akuzat për kryerjen e “krime terroriste” dhe kryerjen e “aktiviteteve terroriste”.

Ushtria ukrainase, e cila operacionin e saj në lindje të vendit e konsideron “operacion kundër terrorizmit” ka thënë se dy ushtarët rusë janë kapur afër linjes së frontit në rajonin e Lluhanskut.

Rusia rregullisht i ka hedhur poshtë akuzat e Kievit, qeverive perëndimore dhe NATO-s, se po ofron armatim, trajnim dhe personel për separatistët në konliktin në Ukrainën lindore.

XS
SM
MD
LG