Ndërlidhjet

Gruaja e Abu Sayyafit do merret në pyetje nga ushtria


Ilustrim
Ilustrim

Gruaja e arrestuar e një zyrtari të lartë të Shtetit Islamik që u vra gjatë një operacioni amerikan në fundjavë do të merret me pyetje rreth asaj që ajo dhe bashkëshorti i saj i vrarë dijnë rreth trajtimit që grupi militant iu bën pengjeve, përfshirë edhe atyre amerikanë, raporton Reuters.

Qeveria amerikane beson se lideri Abu Sayyaf, ka qenë i përfshieë në trajtimin e pengjeve të huaja, përfshirë edhe Kayla Mueller, një punonjëse humanitare amerikane që u vra në muajin shkurt.

Shtëpia e Bardhë, ka thënë të shtunën se personeli ushtarak amerikan me bazë në Irak e ka kryer bastisjen në Sirinë lindore me qëllim që të kap Sayyafin dhe bashkëshorten e tij, Umm Sayyaf.

Ajo u arrestua nga forcat amerikane, por bashkëshorti i saj u vra pasi ka sulmuar forcat amerikane, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Komandosët amerikanë e kanë liruar edhe një grua të komunitetit jezidi, e cila besohet se mbahej si skllave nga Sayyafët.

XS
SM
MD
LG