Ndërlidhjet

Obama në Twitter, 1 milion përcjellës brenda pak orësh


Presidenti amerikan, Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama e ka dërguar ‘cicërimën’ e parë përmes profilit të tij personal më 18 maj në rrjetin social, Twitter.

Brenda pesë orësh, profili i Obamës ka mbledhur 1 milion përcjellës që konsiderohet edhe si kohë rekorde.

“Tungjatjeta, Twitter! Jam Barack-u. Pas gjashtë vjetësh, më në fund po ma japin profilin tim”, ka shkruar Obama nga profili i emërtuar, @POTUS.

Akronimi në anglisht për “President of the United States”, nënkupton Presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Kjo megjithatë nuk është hera e parë që ai ka shkruar në Twitter. Ai ka postuar disa herë duke e shfrytëzuar profilin e Shtëpisë së Bardhë, duke i përfunduar shkrimet me inicialet e tij, bo.

Ndërsa tani, @POTUS do të ketë ‘tweeta’ që shkruhen ekskluzivisht prej presidentit Obama.

Ish presidenti Bill Clinton ishte ndër të parët që i dëshiruan mirëseardhje.

“Një pyetje: A vjen ky profil bashkë me zyrën (e presidentit)?”, i ka shkruar Clinton derisa e ka përdorur thjerrëzen “#askingforafriend” që në shqip i bie po pyes për një shoqe.

Obama ia kthen, “kjo vjen bashkë me shtëpinë” duke nënkuptuar se bashkortja e Clinton, Hillary mund ta marrë profilin nëse i fiton zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG