Ndërlidhjet

Stoltenberg: Rusia të ndaloi përkrahjen për rebelët në Ukrainë.


Jens Stoltenberg - Arkiv
Jens Stoltenberg - Arkiv

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka thënë ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov se Moska duhet t’i jap fund përkrahjes për separatistët në Ukrainën lindore.

Stoltenberg e ka bërë këtë deklaratë sot në Bruksel pasi është takuar me Lavrovin në margjinat e sesionit vjetor të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Ai gjithashtu iu ka thënë gazetarëve se e ka informuar Lavrovin se ai është i shqetësuar me numrin e madh të ushtrimeve ushtarake që po kryhen nga Rusia.

“Ne gjithashtu kemi diskutuar nevojën e transparencësm veçanërisht kur kemi prani të shtuar ushtarake përgjatë kufirit”, ka thënë ai dhe ka shtuar se “për NATO-n, është me rëndësi që të bëhet gjithçka që mundemi për të evituar incidentet që janë duke dal jashtë kontrollit”.

Marrëdhëniet në mes të NATO-s dhe Moskës kanë rënë nivelin më të ulët prej Luftës së Ftohtë pasi Rusia e aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë në mars të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG