Ndërlidhjet

Iraku apelon për vullnetarë kundër IS-it


Ramadi, Irak
Ramadi, Irak

Qeveria e Irakut ka bërë thirrje për vullnetarë që të luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) dhe të ndihmojnë në rikthimin e qytetit të Ramadit.

Në deklaratën e kabinetit thuhet se rekrutimi i vullnetarëve është i nevojshëm për të plotësuar mungesat në perëndim të provincës Anbar.

Mijëra njerëz kanë ikur nga Ramadi prejse qyteti ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik, tre ditë më parë.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka thënë se është duke shqyrtuar mundësitë se si të ndihmojë forcat tokësore.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka konfirmuar “mbështetjen e fuqishme” për kryeministrin e Irakut, Haider al-Abadi.

XS
SM
MD
LG