Ndërlidhjet

Rama: Maqedonia duhet ta respektojë Marrëveshjen e Ohrit


Edi Rama
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar që “sa më shpejtë” në procesin e integrimit në NATO, të përfshihen vendet e Ballkanit.

Duke folur sot për këtë proces në Samitin e sigurisë për luftimin e esktremizimit në Tiranë, ai ka theksuar se në këtë aspekt, duhet “pasur parasysh specifikisht Malin e Zi, për të cilin prej kohësh ne kemi mbrojtur bindjen se është një vend, që e ka vendin në NATO”.

Pastaj zoti Rama tha se duhet pasur parasysh “pa dyshim edhe Kosovën, që ne e shohim si pjesë të pandarë të këtij procesi dhe si një hapësirë që nuk duhet lënë të zbrazët nga aspiratat shumë të forta të shqiptarëve të Kosovës, në funksion të paqes, në funksion të bashkëpunimit rajonal, në funksion të betejës së përbashkët”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur edhe për Maqedoninë, për të cilën ka thënë se “kemi mbajtur gjithmonë një qëndrim të qartë dhe mbështetës, por ndaj së cilës kemi qenë, po ashtu, të detyruar që edhe në samitin e Uellsit, të kërkojmë, ashtu siç u vendos edhe në konkluzionet e samitit, respektimin deri në fund të Marrëveshjes së Ohrit”.

Samiti në Tiranë ka filluar dje dhe zgjatë dy ditë.

XS
SM
MD
LG