Ndërlidhjet

Aktivistët: Varre të reja të ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë


Pamje e separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës
Pamje e separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës

Aktivistët rusë që zhvillojnë hetime për vrasjen e tre ushtarëve thonë se gjetjet e tyre indikojnë se njësitet elite ushtarake të vëzhgimit, po operojnë në Ukrainë. Në këtë mënyrë janë shtuar provat për involvimin direkt të Rusisë në konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës, megjithqë Kremlini në mënyrë të vazhdueshme e ka kundërshtuar këtë përfshirje.

Aktivistët thanë se ata kanë gjetur varre të reja të ushtarëve nga Brigadat speciale të ushtrisë së Rusisë (GRU), që janë të vendosura në qytetin Tambov, 400 kilometra në jug të Moskës.

Pretendimet e aktivistëve u paraqitën pak kohë pasi autoritetet e Ukrainës i kanë arrestuar dy ushtarë të GRU-së, të cilët ishin plagosur në luftime në pjesën lindore të Ukrainës, ku forcat qeveritare po luftojnë kundër kryengritësve prorusë.

Nga ky konflikt, që ka filluar në prill të vitit të kaluar, janë vrarë më se 6,100 njerëz.

Aktivisti, Vadim Korovin, i cili i ka postuar fotgrafitë e varreve në Internet, i tha sot agjencisë AFP se këto varre ndihmojnë të tregohet se ushtria e Rusisë po kryen “operacione të shkallës së gjërë të vëzhgimit” në pjesën lindore të Ukrainës, përkundër armëpushimit të ndjeshëm.

Rusia i kundërshton pohimet se ka dërguar trupa në Ukrainë, duke pretenduar se secili shtetas rus, që eventualisht lufton së bashku me separatistët, atje ka shkuar me vullnetin e tij dhe në mënyrë të pavarur.

XS
SM
MD
LG