Ndërlidhjet

Indi: Nëna kërkon dhëndërr për djalin e saj përmes gazetës


Ilustrim
Ilustrim

Një 57 vjeçare indiane e ka publikuar reklamën e parë për martesë homoseksuale, përmes së cilës kërkon një dhëndër për djalin e saj, raporton Reuters.

Mirëpo, siç thotë më tej reportazhi i Reuters duke e cituar djalin e saj, publikimi i reklamës doli të jetë sfidë e vështirë pasi në Indi homoseksualiteti konsiderohet ilegal dhe jo pak gazeta të mëdha indiane kanë refuzuar ta publikojnë atë.

Banorja e Mumbait, Padma Iyer megjithatë ia ka arritur të gjej një medium që ia publikon reklamën, që në fakt është kopjim i reklamave të njëjta që shpesh prindërit indian i publikojnë për fëmijët e tyre heteroseksual.

Reklama thotë kështu: “Kërkoj (një person) nga mosha 25-40 vjeç, që i do kafshët, dhëndërr vegjetarian për DJALIN tim (36 vjeçar, 180 cm i gjatë) dhe i cili punon në një OJQ”.

Reklama është bërë hit në rrjete sociale, derisa shumica e njerëzve e kanë lavdëruar vendimin e nënës për thyerjen e tabuve në shtetin shumë konservator.

Homoseksualiteti është penalizuar sërish në Indi në vitin 2013, sipas një vendimi të Gjykatës Supreme duke tronditur grupet e të drejtave, ndërsa OKB e kishte quajtur një “hap i madh prapa për Indinë”.

Sipas një ligji 155 vvjeçar kolonial britanik marrëdhëniet në kundërshtim me natyren, me cilindo burrë, grua apo kafshë, në përgjithësi të referuara si seksi homoseksual, marrin dënim deri në 10 vjet burg.

Djali për të cilin kërkohet dhëndërri, avokat me profesion, thotë deri më tash janë paraqitur gjashtë persona të interesuar.

XS
SM
MD
LG