Ndërlidhjet

Scwendiman: Dhomat Speciale të formohen sa më shpejt


Pamje e një pjese të Prishtinës
Pamje e një pjese të Prishtinës

Sot në Bruksel ka arritur Prokurori i ri udhëheqës i Task Forcës Speciale Hetuese (SITE), David Schwendiman. Me të arritur ai e ka publikuar një deklaratë, në të cilën theksohet se “postin e prokurorit udhëheqës të SITE e marr me ndjenjë të fuqishme të përgjegjësisë”.

Mëtutje, ai theksoi se “angazhimi im është riafirmim i përkushtimit të Shteteve të Bashkuara për ta parë këtë proces duke lëvizur dhe është edhe një shenjë tjetër e bashkëpunimit të afërt BE-SHBA”. Mëtutje, është shprehur se “plotësisht e mbështet punën hetuese që është kryer nga ekipi SITE dhe deklartata e bërë nga paraardhësi, ambasadori Clint Williamson, në korrik të vitit 2014”.

Më qëllim që procesi të lëvizë përpara, “Dhomat Speciale dhe Zyra e Prokurorit Special duhet të krijohen sa më shpejt”, tha zoti Schwendiman,, dhe ka shtuar se “i inkurajoj të gjithë pjesëmarrësit e përfshirë që të bëjnë çdo gjë të mundur për ta miratuar kornizën juridike që kjo të bëhet e mundshme”.

Në deklaratën e tij, prokurori udhëheqës i Task Forcës Speciale Hetuese, David Shwendiman, thekson se “vetëm konsistenca e plotë me përkushtimet e paraqitura në Këmbimin e Letrave më 20 prill 2014, dhe respektimi i saktë i standardeve më të larta të drejtësisë ndërkombëtare, do të sigurojnë kredibilitet dhe legjitimim të këtij procesi”.

Prokurori Schwindeman thotë se “vendos vlerë kritike në pavarësi, paanësi dhe integritet të hetimeve dhe procedimeve penale” dhe shton se kjo është e rëndësisë madhore për ne që të jemi në gjendje ta përfundojmë hetimin tonë lidhur me akuzat që gjenden në raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011, dhe që të gjithë këtë ta ngrisim në nivel të ardhshëm”.

XS
SM
MD
LG