Ndërlidhjet

SHBA: Nga sulmet ajrore në Siri janë vrarë dy fëmijë


James Terry
James Terry

Me gjasë dy fëmijë janë vrarë nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara në Siri, në muajin nëntor, ka kumtuar mbrëmë vonë ushtria amerikane, duke e pranuar për të parën herë se ka pasur viktima civile, prej se i ka filluar sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, në gusht të vitit të kaluar.

Pentagoni tha se i ka ekzaminuar 46 akuza të ndara për viktima civile, prej të cilave 35 janë treguar jokredibile ose të paverifikueshme. Për akuzat e tjera ende po zhvillohen hetime.

Sipas hetimeve, vrasja e mundshme e fëmijëve ishte kryer kur një aeroplan luftarak amerikan e ka pasur në shënjestër një kapacitet të grupit Khorasan afër qytetit Harim në Siri, ku prodhoheshin materje eksploduese.

“Ne shprehim keqardhje për humbjen e paqëllimshme të jetëve”, tha James Terry, shef i forcës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër militantëve të Shtetit Islamik.

“Koalicioni vazhdon ndërmarrjen e masave të kujdesshme gjatë procesit të marrjes në shënjestër, për t’i zvogëluar rreziqet ndaj joluftëtarëve”, tha gjenerali Terry.

XS
SM
MD
LG