Ndërlidhjet

BE ndihmon Ukrainën me 1.8 miliard euro


Ilustrim
Ilustrim

Bashkimi Evropian ka rënë dakord që të ndihmojë Ukrainën me një kredi prej 1.8 miliard eurosh.

Marrëveshja është nënshkruar në samitin e BE-së në Riga të Letonisë, ku kanë marrë pjesë liderët e 28 vendeve anëtare të bllokut, si dhe ata të gjashtë vendeve ish-sovjetike.

Kredia ka për qëllim të ndihmojë ringjalljen e ekonomisë së Ukrainës, e cila është prekur keq edhe nga konflikti në lindje të këtij vendi.

Ajo kërkon nga Ukraina që të miratojë disa reforma, përfshirë edhe masat anti-korrupsion.

Kjo është marrëveshja më e madhe financiare që ka nënshkuar BE-ja me një vend joanëtar të bllokut.

XS
SM
MD
LG