Ndërlidhjet

Artefaktet e muzeut të Palmirës shpëtojnë nga IS-i


Pjesa historike e qytetit Palmira.
Pjesa historike e qytetit Palmira.

Militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë hyrë në muzeun e qytetit të lashtë sirian, Palmira, porse nuk kanë gjetur artefakte me vlerë.

Kreu i Departamentit të Muzeve në Damask, Maamoun Abdulkarim, ka thënë se militantët kanë hyrë në muze më 22 maj, por nuk kanë vjedhur asgjë.

Ai ka thënë se të gjitha objektet e muzeut janë tërhequr nga aty dhe janë dërguar në zona të sigurta.

Luftëtarët e Shtetit Islamik kanë pushtuar Palmirën më 20 maj, duke shkaktuar shqetësime në gjithë botën se ata do të shkatërrojnë tempujt 2,000-vjeçarë të qytetit.

Grupi tashmë ka shatërruar disa lokacione historike në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG