Ndërlidhjet

Forcat irakiane rikthejnë një qytet nga IS-i


Irak - foto arkivi
Irak - foto arkivi

Rreth 3,000 pjesëtarë të milicive në Irak raportohet se kanë nisur një operacion kundër militantëve të Shtetit Islamik, pas rënies së qytetit Ramadi, javën e kaluar.

Forcat pro-qeveritare kanë thënë se kanë rimarrë konrollin e qytetit Husajba, që ndodhet në lindje të Ramadit.

Raportohet se luftime janë duke u zhvilluar edhe në afërsi të qytetit Khaldija.

Raportet, megjithatë, nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Ramadi, kryeqytet i provincës Anbar, është vetëm 110 kilometra në perëndim të Bagdadit.

Rreth 500 njerëz kanë vdekur në këtë qytet dhe mbi 40,000 janë larguar.

XS
SM
MD
LG