Ndërlidhjet

Pakistani kërkon ndihmën e FBI-së për “shkollat fiktive”


Logo e kompanisë Axact në Pakistan.
Logo e kompanisë Axact në Pakistan.

Pakistani ka thënë se do të kërkojë ndihmë ndërkomëbtare për të hetuar një firmë me bazë në Karaçi, e cila akuzohet se ka fituar miliona dollarë në vit duke shitur tituj të rremë akademikë.

Ministri i Brendshëm, Chaudhry Nisar Ali Khan, ka thënë se Ministria do t’i shkruajë letër FBI-së dhe Interpolit në dy javët e ardhshme, për të kërkuar ndihmë.

Një hetim fillestar i kompanisë Axact do të përfundojë brenda dhjetë ditësh, ka shtuar Khan.

Hetuesit pakistanezë kanë nisur këtë javë hetimin kundër Axact-it, duke i bastisur zyrat dhe duke i konfiskuar pajisje dhe të dhëna.

Ky hap ka ardhur pasi gazeta New York Times ka raportuar se firma ka krijuar një rrjet prej qindra ueb-faqesh për shkolla fiktive.

Raporti ka cituar ish-punonjës dhe klientë nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët kanë paguar deri në qindra-mijëra dollarë për diplomat e tyre.

Axact ka thënë se raporti është “i pabazë dhe i shpifur”.

XS
SM
MD
LG