Ndërlidhjet

Rusia do “lidhje konstruktive” me Poloninë


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për “lidhje konstruktive” me Poloninë, derisa ka uruar konservatorin Andrzej Duda për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Duda ka fituar në balotazhin e së dielës me 52 për qind të votave, kundër presidentit aktual, Bronislaw Komorowski, i cili ka marrë 48 për qind.

Putin ka shfaqur shpresën se “ndërtimi i lidhjeve konstruktive midis Rusisë dhe Polonisë, i bazuar në parimet e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në respektin e ndërsjellë, do të ndihmojë në forcimin e sigurisë dhe të stabilitetit në Evropë”.

Polonia ka qenë një nga kritiket më të zëshme të Rusisë, për shkak të ndërhyrjes së saj në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG