Ndërlidhjet

Gjermania kundërshton moslejimin e hyrjes së Wellmann në Rusi


Angela Merkel dhe Vladimir Putin

Gjermania ka protestuar kundër vendimit të Rusisë për të kthyer mbrapa një aleat të kancelares Angela Merkel.

Ligjvënësit konservativ Karl-Georg Wellmann iu ndalua hyrja në Rusi, kur arriti në aeroportin e Moskës më 24 maj, dhe u kthye në Gjermani më 25 maj.

Wellmann ka qenë një zë i lartë kritik kundër veprimeve të Rusisë në lindje të Ukrainës, ku separatistët e mbështetur nga Rusia, kanë luftuar më forcat qeveritare.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë tha përmes një deklarate sot, se vendimi i qeverisë ruse ishte "i pakuptueshëm dhe i papranueshëm", dhe i bëri thirrje Moskës të largojë ndalimin për Wellmann.

Ky kundërshtim u dorëzua në Qeverinë e Rusisë nga ambasadori i Gjermanisë në Moskë dhe në ambasadën ruse në Berlin.

XS
SM
MD
LG