Ndërlidhjet

Konflikti në Afganistan: Vriten 4 talibanë


Kabul
Kabul

Katër persona janë vrarë pasi kanë bërë përpjekje të sulmojnë një hotel në Kabul të Afganistanit.

Beteja me forcat policore në qarkun Vazir Akbar Khan, ku ndodhen edhe disa ambasada të huaja, ka zgjatur rreth gjashtë orë.

Talibanët kanë thënë se kanë ndërmarrë sulmin.

Autoritetet nuk kanë raportuar për viktima në mesin e civilëve apo forcave të rendit.

Katër militantë janë vrarë para se të arrinin cakun e tyre, ka thënë shefi i policisë në Kabul, Abdul Rahman Rahimi.

Në javët e fundit, talibanët kanë intensifikuar sulmet kundër të huajve në Kabul.

Dy javë më parë, 14 njerëz janë vrarë derisa kanë ndjekur një koncert në një hotel.

XS
SM
MD
LG