Australianët që luftojnë jashtë shtetit me grupe terroriste, mund të humbasin kujdesin mbi fëmijët e tyre, ka thënë ministri për Imigrim i Australisë, Peter Dutton.
Ai ka thënë se trajtimi i fëmijëve të të dyshuarve do të varet nga rrethanat dhe mosha e fëmijëve.
“Nëse janë foshnja, për shembull, ato do të vendosen në kujdesin shtetëror, ashtu siç është vepruar në rastin e disa njerëzve që kanë vendosur të braktisin fëmijët e tyre dhe të ikin në luftë”, ka thënë Dutton.
Sipas Qeverisë së Australisë, së paku 100 australianë janë duke luftuar me grupet terroriste në Lindjen e Mesme.
Rreth 150 të tjerë brenda Australisë dyshohet se mbështesin grupet e tilla.