Ndërlidhjet

Sherman do të largohet nga bisedimet bërthamore me Iranin


Wendy Sherman
Wendy Sherman

Negociatorja kryesore për programin bërthamor nga administrata e Presidentit Amerikan Barack Obama, do të largohet nga posti i saj gjatë kësaj vere.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit thanë se nënsekretarja Wendy Sherman, do të largohet nga bisedimet bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, kur ato janë përafruar në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare që pritet të ndodh deri më 30 qershor.

Sherman ka negociuar diskutimet teknike në Evropë me zyrtarët iranianë gjatë dy viteve të fundit.

Gjatë pjesemarrjes së saj në këto bisedime, Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë arritur një marrëveshje të përkohshme në nëntor 2013.

Sekretari i Shtetit John Kerry, do të fillojë një raund intensiv përfundimtar të bisedimeve me homologun e tij iranian me 30 maj.

XS
SM
MD
LG