Ndërlidhjet

Pakistani var rrëmbyesit e një avioni


Ilustrim
Ilustrim

Pakistani ka ekzekutuar tre separatistë baluçë, të dënuar për rrëmbimin e një aeroplani në vitin 1998, në përpjekje për të detyruar Islamabadin që të ndalojë provat bërthamore në rajonin e tyre.

Dy nga të dënuarit janë varur në provincën Sind, ndërsa i treti në Karaçi.
Ata kanë qenë të dënuar me vdekje për rrëmbimin e aeroplanit të kompanisë Pakistan Airlines, me 30 pasagjerë në bord, më 24 maj të vitit 1998, katër ditë para provës së parë bërthamore në Pakistan.

Ata kanë urdhëruar pilotin që të fluturojë drejt Indisë, por aeroplani ka devijuar drejtimin dhe është shpëtuar nga forcat e sigurisë.

Moratoriumi për dënim me vdekje në Pakistan është hequr në muajin dhjetor, pasi militantët talibanë kanë sulmuar një shkollë në Peshauar, duke vrarë 154 njerëz, gati të gjithë nga ta fëmijë.

XS
SM
MD
LG