Ndërlidhjet

Blatter: Skandali ka turpëruar futbollin


Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter.
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter.

Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Sepp Blatter, ka dënuar “veprimet e individëve” që kanë sjellë “turp dhe poshtërim” për futbollin.

Të mërkurën, autoritetet zvicerane kanë arrestuar shtatë zyrtarë të FIFA-s nën akuzat për korrupsion, të ngritura nga Shtetet e Bashkuara.

Prokurorët zviceranë kanë hapur po ashtu hetime për mitmarrje dhe shpëlarje parash, të cilat lidhen me ofertat për organizimin e Kupës së Botës më 2018 në Rusi dhe më 2022 në Katar.

Duke folur në hapje të Kongresit të FIFA-s në Cyrih, Blatter ka thënë se edhe pse shumë e mbajnë atë “përgjegjës” për veprimet e FIFA-s, “ai nuk mund t’i monitorojë të gjithë gjatë gjithë kohës”.

Blatter, 79 vjeç, garon nesër në zgjedhjet për president të FIFA-s, për mandatin e pestë me radhë.

Në garë për president është edhe Princi Ali i Jordanisë.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG