Ndërlidhjet

Gjermania i kërkon Serbisë normalizim me Kosovën


Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Heinz Wilhelm.
Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Heinz Wilhelm.

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Heinz Wilhelm, ka thënë se Gjermania do që Serbia të nisë sa më parë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Por, ai ka kujtuar se kapitulli i 35-të, që ka të bëjë me noramlizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, është i pari që duhet të hapet.

“Për hapjen e këtij kapitulli, parakusht është zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Wilhelm për mediat serbe.

Ai ka shtuar se normalizimi i marrëdhënieve nuk do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, por “lidhje e mirë fqinjësore”.

XS
SM
MD
LG