Ndërlidhjet

Blatter rizgjidhet president i FIFA-s


Sepp Blatter
Sepp Blatter

Presidenti aktual i Federatës Botërore të Futbollit, Sepp Blatter, është rizgjedhur në krye të FIFA-s, pasi kundërkandidati i tij, Princi Ali bin Hussein i Jordanisë është tërhequr para se të niste rrethi i dytë i votimeve.

Në rrethin e parë, Blatter ka siguruar 133 vota, ndërsa Princi Ali 73 vota.

Ky është mandati i pestë i Blatterit në postin e presidentit të FIFA-s.

Votimi është zhvilluar dy ditë pasi shtatë zyrtarë të FIFA-s janë arrestuar në Cyrih, nën akuzat për korrupsion, të ngritura nga Shtetet e Bashkuara.

Prokurorët zviceranë kanë hapur po ashtu hetime për mitmarrje dhe shpëlarje parash, të cilat lidhen me ofertat për organizimin e Kupës së Botës më 2018 në Rusi dhe më 2022 në Katar.

XS
SM
MD
LG