Ndërlidhjet

Takime për lehtësimin e arritjes së marrëveshjes për programin bërthamor


John Kerry dhe Mohammad Javad Zarif
John Kerry dhe Mohammad Javad Zarif

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe homologu i tij iranian, më 30 dhe 31 maj do të kenë takime në mënyrë që të arrihen lehtësime për një marrëveshje për programin bërthamor.

Zyrtarët amerikanë thonë se presin që gjatë këtyre javëve të ketë takime deri në afatin e paraparë, 30 qershor, kur është paralajmëruar se mund të ketë një marrëveshje.

Kerry dhe ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, do të takohen në qytetin e Zvicrës në Gjenevës.

Shtetet e Bashkuara, Rusia, Britania, Kina, Franca dhe Gjermania kanë arritur marrëveshjen kornizë me Iranin më 2 prill, por shumë çështje vazhdojnë të mbesin të pazgjidhura.

Palët kanë caktuar 30 qershorin si afat të fundit për marrëveshjen finale, në bazë të së cilës Irani do të frenonte aktivitetin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG