Gjermania po planifikon të ofrojë më shumë ndihmë për refugjatët e Ukrainës, të cilët janë larguar nga shtëpitë e tyre si rezultat i konflikteve të vazhdueshëm në Ukrainën lindore.
Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka njoftuar se sot se do të vizitojë kampin e refugjatëve në qytetin lindor Dnipropetrovsk.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA tha se deri më tash Gjermania ka ofruar 10 milionë euro ndihmë për refugjatët në Ukrainë.
Rreth 2 milionë njerëz kanë ikur nga luftimet ndërmjet separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare të Ukrainës.
Ndërkaq, 1.2 milion banorë kanë mbetur në Ukrainë, kurse 800,000 janë larguar nga vendi.