Ndërlidhjet

Protesta e familjarëve të dëshmorëve të paraluftës

Familjarët e Dëshmorëve të Kombit të rënë para luftës së fundit në Kosovë, kanë protestuar të shtunën para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Me altoparlantë ata kanë lexuar emrat e të gjithë të rënëve të paraluftës. Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, të rënë që nga viti 1963 e këtej, kërkon nga Komisioni Qeveritar për Verifikim, që të përfshijë në Ligjin për statusin e dëshmorëve të kombit edhe veprimtarët shqiptarë, të cilët para luftës së fundit, kanë rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. (Foto: Flandra Marmullaku)

XS
SM
MD
LG