Ndërlidhjet

Poroshenko: Saakashvili, guvernator i ri i rajonit Odesa


Ilustrim
Ilustrim

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka emëruar ish-presidentin gjeorgjian, Mikhail Saakashvili, si guvernator të ri të rajonit jugperëndimor Odesa.

Poroshenko, gjithashtu, ka nënshkruar një dekret për t’i dhënë shtetësi Sakashvilit në Ukrainë.

Ky emërim i Saakashvilit mund të përkeqësojë tensionet ndërmjet Kievit dhe Moskës derisa ka një armëpushim të lëkundur ndërmjet ushtrisë së Ukrainës dhe separatistëve pro- rusë.

Saskashvili ka qenë një kritik i ashpër dhe i pamëshirshëm i presidentit rus, Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG