Ndërlidhjet

Tetë civilë të vrarë nga sulmet saudite në Jemen


Jemen
Jemen

Së paku tetë civilë janë raportuar të vrarë dhe 20 të tjerë të plagosur nga sulmet e koalicionit ushtarak kundër rebelëve Huthi në kryeqytetin e Jemenit, Sana.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka filluar sulmet në Jemen në muajin mars, në përpjekje për të rikthyer në pushtet presidentin Abd-Rabbu Mansur Hadi.

Hadi, i cili është në mërgim në Arabinë Saudite, është larguar pasi rebelët kanë marrë kontrollin e qeverisë.

Dhuna e fundit vjen midis raporteve të pakonfirmuara se diplomatë të Shteteve të Bashkuara kanë nisur bisedime në Oman me përfaqësues të rebelëve Huthi.

XS
SM
MD
LG