Ndërlidhjet

Kryeprokurori fton qytetarët të denoncojnë shkeljet


Prishtinë
Prishtinë

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka inkurajuar dhe ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe deputetët e Kuvendit, të cilët kanë njohuri për kryerjen e veprave konkrete penale, që t’i denoncojnë ato pranë organeve të ndjekjes.

Kryeprokuroria ka thënë se ka përcjellë me vëmendje disa prononcime dhe kërkesa drejtuar sistemit prokurorial, që janë paraqitur gjatë seancave të fundit plenare të Kuvendit të Kosovës.

“Denoncimi i krimit nuk është vetëm e drejtë, por edhe obligim qytetar e moral i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në disa raste të caktuara, çdo qytetar, pa përjashtuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, është i obliguar t’i paraqesë veprat penale, nëse ka njohuri për ekzistimin e tyre”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeprokurorit.

XS
SM
MD
LG