Ndërlidhjet

Në Pakistan nga sulmet ajrore janë vrarë mbi 10 militantë


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët e inteligjencës në Pakistan thanë se forcat amerikane kanë vrarë katër militantë nga sulmet ajrore kurse pakistanezët në një sulm tjetër vranë 10 të tjerë në zonën fisnore Vaziristan në kufi me Afganistanin.

Zyrtarë të zbulimit thanë se forcat amerikane me raketa sulmuan një automjet që po udhëtonte nga një bazë e militantëve në zonën Shaëal drejt kufirit me Afganistanin.

Një zyrtar i sigurimit ka thënë se nga të vrarët tre pesona janë uzbekë dhe dy militantë talebanë pakistanezë.

Ushtria e Pakistanit tha ndërkohë për AP se avionët e saj në shënjestër kanë pasur strehimet e militantëve në zonën Datta Khel, ku dhe janë vrarë 10 militantë, përfshirë luftëtarëve të huaj, dhe ka shkatërruar një sasi të madhe të armëve dhe municioneve.

Vaziristani në veri ka qenë një qendër për militantët e Al-Kaidas dhe talebanëve që nga fillim i lutimeve në vitin 2000.

XS
SM
MD
LG