Ndërlidhjet

Grupi i Kontaktit për Ukrainën takohet në Minsk


Ilustrim
Ilustrim

Grupi i Kontaktit për Ukrainën dhe nëngrupet, do të takohen sot në Minsk, në përpjekje për të koordinuar të gjithë hapat e duhur për të zbatuar marrëveshjen e arritur në shtator 2014 dhe shkurt 2015.

Për herë të parë që nga nisja e bisedimeve të paqes në formatin aktual, katër nëngrupe do të takohen në të njëjtën kohë me Grupin e Kontaktit dhe gjatë ditës do të dihet për rezultatet.

Javën e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin, presidenti francez Francois Hollande dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë biseduar me telefon lidhur me hapa shtesë që duhet të ndërmerren për zbatimin e marrëveshjes për armëpushim dhe tejkalimin e konfliktit në Ukrainë.

Mbi 6100 persona janë vrarë prej nisjes së konfliktit në muajin prill të vitit të kaluar, ndërsa Kievi dhe perëndimi e akuzojnë Rusinë se po përkrahë rebelët.

Këtë akuzë, Moska e hedhë poshtë.

XS
SM
MD
LG