Ndërlidhjet

India vazhdon “të vuajë” nga i nxehti ekstrem


Ilustrim
Ilustrim

Të paktën 2,330 persona kanë vdekur nga vala e të nxehtit që ka goditur Indinë, ku në disa qytete temperaturat janë rexhistruar deri në 48 gradë Celsius, kanë deklaruar zyrtarët.

Në qytetin Andhra Pradesh, gjatë 24 orëtve të fundit, thuhet se 42 njerëz vdiqën dhe numri i të vdekurëve në ketë vend ka shkuar në 1,719 ka thënë një zyrtar për menaxhimin e katastrofave.

Në Telangana kanë vdekur të paktën 585 njerëz, ndërsa në Orisa janë regjistruar 26 vdekje.

Sipas meteorologëve, temperaturat pritet të bien në disa zona në ditët e ardhshme.

Spitalet janë në gjendje gatishmërie për të trajtuar njerëzit e goditur nga i nxehti.

XS
SM
MD
LG