Ndërlidhjet

Polica ka arrestuar tre persona për mashtrim dhe falsifikime


Ilustrim
Ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve të kryera, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me ‘falsifikime të ndryshme’, ‘legalizim të përmbajtjes së pavërtetë’ dhe ‘mashtrim’, ka realizuar një operacion policor.

Në rajonin e Prishtinës, policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, si dhe janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre.

Të dyshuarit në bashkëpunim, kanë kryer veprat e lartcekura me qëllim të përfitimit material të kundërligjshëm, ku të njëjtit kanë arritur të bëjnë regjistrimin e 937 veturave të ndryshme, duke falsifikuar dokumentacionin.

“Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar pesë armë kalibrash të ndryshëm 4 pushke, 1 revole dhe 310 fishekë. 17 viza shengen 3 vula me mbishkrime të ndryshme dhe dokumente te tjera”, thuhet në komunikatë nga Policia e Kosovës.

Personat e dyshuar me autorizim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

XS
SM
MD
LG